Mariq i hidhëruar në Gecajn: “Të gjithë serbët janë serbë të Kosovës”

27 Dhjetor 2016 - 22:43      

Ministri i shkarkuar i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, Lubomir Mariq, është hidhëruar në zëvendësministrin e kësaj Ministrie, Bajram Gecajn, transmeton Koha.net.

Mariq këtë hidhërim e ka shfaqur në mediat serbe duke reaguar ndaj postimit të djeshëm të Gecajt në Facebook
“Pres që institucionet ndërkombëtare në Prishtinë të reagojnë ndaj shpërthimit të pakontrolluar të Bajram Gecajt, sepse gjuha e urrejtjes nuk guxon të ketë vend në asnjë shoqëri demokratike”, citon Veçernje Novosti Mariqin.

Gecaj në Facebook ka shkruar se vetëm rrethanat e ndërlikuara ia mundësuan Mariqit, “refugjatit nga Knini”, të bëhet ministër në Qeverinë e Kosovës.

“Çfarë të mendohet për qeverinë në të cilën këshilltari i kryeministrit nuk ngurron t’i quajë refugjatët qenie të rendit të dytë, është pyetur Mariq duke shtuar se sulmi i Gecajt është fryt i primitivizmit dhe i barbarisë që simbolizon politikën e Qeverisë në Prishtinë,e cila, me pengimin aktiv të kthimit të serbëve të shpërngulur, shfaq urrejtje dhe nënçmim ndaj njerëzve që me dhunë janë dëbuar nga shtëpitë e veta”.
Mariq në fund ka i thënë Gecajt se të gjithë serbët janë - serbë të Kosovës!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...