A do të japë dorëheqje Dhurata Hoxha?

27 Dhjetor 2016 - 20:54      

Peticionin e shoqërisë civile, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha thotë se e morri shumë seriozisht. Ndonëse, nuk e ndjen të nevojshme të jap dorëheqje.

Ajo në Rubikon të KTV-së tha se është konsultuar me shumë ministra bilateral dhe u ka kërkuar mendimin e tyre.

“Peticionin e një pjese të shoqërisë civile prej 24.000 qytetarëve e kam marrë shumë seriozisht. Në bazë të kësaj jam konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, takime bilaterale me ministrin federal gjerman, slloven, të gjitha këto pas rastit të Deharit, të gjtha këto kanë pasur të bëjnë me dorëheqjen time. I pyeta se çfarë do të bënin ata në këtë rast”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk do që të shkaktojë një precedent se për cfarëdo që ndodh, ministrja do të jap dorëheqje.

“Këta drejtorë, këtë shërbim korrektues unë e kam gjetur. Po them që nuk dua të shkaktoj një precedent që ckado që ndodh nëpër burgje, një ministër i Drejtësisë do të jap dorëheqje, poashtu dua të theksoj se shërbimi korrektues është institucion i pavarur”, ka thënë ajo.

“Nëse ekzistojnë fakte që qenka dicka tjetër e jo vetëvrasje sipas konkluzave që kanë dal, pra për cdo gjë qe del, unë kam kërkuar qe të hetohet. Jam e interesuar që e vërteta të del derj në fund”, përfundoi Hoxha.

Hoxha tha se ishte LVV që e politizoi rastin dhe sipas saj, po kërkojnë raste të dyfishta.

“Ishte Lëvizja Vetëvendosje që prej fillimit e politizoi rastin. Në njërën anë thanë pse të publikohet xhirimet ndërsa në anën tjetër kur morën rezultatin e ekspertëve publikuan foto të të ndjerit. Po dojnë që të vendosin standarte të dyfishta”.

Sipas saj, një pjesë e shoqërisë civile është bërë edhe pjesë e agjendave politike.

“Po ndodh një politizim i cdo inciative qytetare”.

Tutje Hoxha përmendi se brenda pesë muajve mandat, ministria që ajo udhëheq kanë arritur t'i ndryshojë tetë projektligje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...