27 Dhjetor 2016 - 20:16
Në një ndër intervistat e para të gjata mediale, Hoxha theksoi se Lvv nuk duhej të bazoheshin vetëm në dy deklaratat e para që janë lëshuar për rastin, por t’i përcjellnin hetimet në vazhdimesi.
“Pa marrë prasysh provat e faktet e reja, ka bërë një perceptim selektive, të vërteten e kanë selektive”, ka thënë ajo.
Hoxha tha se gjyqtari e kategorizon nëse ishte e drejtë që Dehari të qëndronte në atë dhomë apo të vendosej në një siguri të veçantë.
“Gjyqtari i rastit e kategorizon atë rast. Nuk është në kompetencën e drejtësisë nëse duhej të ishte aty i burgosuri apo jo, ndonëse i ndjeri ishte i paraburgosur”, theksoi ajo.
Po ashtu, Hoxha foli edhe rreth arrestimit të gjashtë aktivistëve të LVV-së, për çka theksoi se është interesuar ta kuptoj se pse disa prej tyre u lëshuan në shtëpi, e të tjerët u burgosën.
“Këtu pajtohem nuk është dashur të trajtohet në atë mënyrë, apo edhe pjesë tjetër e të dyshuarve për të terrorizëm, disa i kanë lëshuar në shtëpi, disa për paraburgim. Pra edhe për këtë jam interesuar që të gjithë të trajtohen njëjtë para drejtësisë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...