Si veproi ministrja Hoxha për rastin Dehari

27 Dhjetor 2016 - 20:12      

Manipulimi i vazhdueshëm i rastit Dehari bëri që ministrja, Dhurata Hoxha t’i drejtohet ambasadës britanike për përfshirjen e policisë britanike në rastin Dehari.

Ajo në Rubikon të KTV-së tregoi se këtë e bëri për rritje të transparencës.

“Duke parë që vazhdimisht dyshimet ngriteshin dhe manipulohej me rastin, pa marrë parasyh që unë i dërgova letër ambasadës britanike që unë i kërkova të angazhojnë “Scotland Yard. Për hir të rritjes së transparencës ndonëse kërkesa u refuzua sepse sic thanë ata për shkak të ligjit që e kanë në fuqi nëse një person nuk është shtetas britanik”, ka thënë ajo.

Kurse, për kërkesën që ajo i ka bërë kryeprokurorit për zgjerim të hetimeve, duke i përfshirë në to edhe ekspertët e familjes dhe avokatin e rastit, Tomë Gashi, Hoxha theksoi se e bëri me qëllim që të zbulohet nëse ata kanë të drejtë të vazhdojnë hetimet në atë pistë, në të kundërtën të sanksionohen.

Tutje Hoxha foli edhe për xhirimet e transmetuara. Ajo tha se hetimet kanë treguar që xhirimet nuk janë manipuluar.

“Hetimi shtesë për xhirimet kanë treguar qe xhirrimet nuk janë manipuluar”, përfundoi Hoxha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...