27 Dhjetor 2016 - 19:24
Projekti, i cili do të financohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në vlerë prej 2 milionë eurosh, parasheh rinovimin e hapësirës dhe pajisjen me aparatura të nevojshme për këtë shërbim.
Ky shërbim, që do të ketë 27 shtretër, pritet të përfundojë brenda 5 muajve.
Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, ka mirëpritur këtë projekt, për të cilin institucioni që ai drejton ka shumë nevojë. Mjekimi intensiv qendror në QKUK tash e sa kohë ka vetëm 14 shtretër, të cilët shërbejnë për të gjithë banorët e Kosovës. Në rastet më të rënda, pacientët që kanë pasur nevojë për shërbime të tilla janë akomoduar përkohësisht në dhomat e klinikës emergjente, për të pritur derisa të lirohet një vend.
Projekti i Intensivës fillon me 10 muaj vonesë by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...