27 Dhjetor 2016 - 19:22
Banorët e rrugës “Isa Boletini” thonë se u është bërë e pamundur jetesa në këtë vend. Si pasojë e ndotjes, banorët ankohen edhe për probleme të shumta shëndetësore.
Banorët pohojnë se kanë qenë disa herë në komunë, duku u ankuar për nivelin e lartë të zhurmës e pluhurit por, sipas tyre, asnjëherë nuk janë marrë masa.
Por kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, mohon që këta banorë të kenë qenë ndonjëherë në komunë.
Pavarësisht që shprehet i sigurt që asnjë njeri nuk rrezikohet nga ndotja, Svarqa premton që do të dalin në vendin e ngjarjes për ta vërtetuar këtë.
Ai këto shqetësime i quan të paarsyeshme. Televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me pronarë të kësaj fabrike, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Ferizajasit i pengon pluhuri dhe zhurma e... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...