Edhe pas nëntë vjetësh, asgjë nga asfaltimi i rrugës Deçan – Plavë [video]

27 Dhjetor 2016 - 19:19      

Asfaltimit të rrugës Deçan-Plavë, e nisur shumë vite më parë, nuk po i shihet fundi, raporton KTV.

Në vitin 2007, kur u iniciua si projekt, realizimin e tij e pengoi Manastiri i Deçanit.

Për këtë shkak, komuna lëshoi pe karshi tyre, duke ndërruar drejtimin e kësaj rruge, ani pse kjo ishte rrugë më e shkurtër.
Por, edhe këtu punimet për ndërtimin e saj, sërish janë ndërprerë.
Drejtues të komunës së Deçanit e kritikojnë Qeverinë e Kosovës, pasi sipas tyre, ajo nuk e ka realizuar premtimin e saj për ndarjen e tre milionë eurove, mjete këto që do të mundësonin përfundimin e kësaj rruge.

Për mosasfaltimin e kësaj rruge, përveç qeverisë, opozita e akuzon edhe komunën e Deçanit, pasi sipas saj, ajo nuk është angazhuar sa duhet për t’i siguruar mjetet.
Për zvarritjen e asfaltimit të kësaj rruge, shoqëria civile në Deçan lë fajtorë, si nivelin qendror edhe atë lokal.
Deri tash, Qeveria e Kosovës për këtë rrugë, siç cilësohet e karakterit nacional, i ka ndarë vetëm 50 mijë euro, me ç’rast janë asfaltuar vetëm dy kilometra.


Edhe pas nëntë vjetësh, asgjë nga asfaltim i... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...