Sivjet, pa rezultate në gjetjen e pagjeturve [video]

27 Dhjetor 2016 - 19:12      

Komisioni Qeveritar për të pagjeturit ka prezantuar punën e tij njëvjeçare, raporton KTV.

Pavarësisht punëve të bëra, Komisioni ka theksuar se fatkeqësisht nuk ia ka dalë t’i përmbushë pritjet që të ndikojë në zbardhjen e fatit të personave që mungojnë, raporton KTV.

Kryetari i këtij komisioni, Prenk Gjetaj, ka theksuar se gjatë këtij viti janë zhvilluar mbi 20 aktivitete të gërmimit në 16 lokacione në mbarë vendin.

Derisa janë bërë 60 ribashkime të mbetjeve mortore me trupat e varrosur më parë. Viti 2016, ndonëse nuk ishte vit i mbarë në gjetjen e personave që mungojnë, do të mbahet mend për deklaratën e ministres Edita Tahiri se çështja nuk u diskutua në Bruksel, pasi mungonin listat e të pagjeturve.

Por vetëm disa ditë më vonë, ajo mohoi atë që ua kishte thënë deputetëve, pasi tha qe u keqkuptua, pasi e kishte fjalë për listën me vendndodhjen e personave që mungojnë, e jo për atë se kush ishte i zhdukur.
Ndryshe, tash së fundi edhe Zyra e BE-së në Kosovës u ka bërë thirrje shteteve që të lënë lojërat politike dhe të punojnë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pasi në këtë listë ende figurojnë edhe 1660 persona.


Sivjet, pa rezultate në gjetjen e pagjeturve by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...