27 Dhjetor 2016 - 19:10
Një ditë pas këtyre deklarimeve, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, këto ultimatime i ka quajtur joserioze dhe të dëmshme për vet komuniktetin serb në Kosovë.
Abdullahu nuk ka dhënë përgjigje lidhur me ultimatimin tjetër që deri më 31 dhjetor të kthejë në postin e ministrit të Adminstrimit të Pushtetit Lokal të shkarkuarin, Ljubomir Mariq.
E pavarësisht këtyre deklarimeve, zyrtarët serbë edhe gjatë së martës kanë vazhduar me insistimin e tyre se në rast se Prishtina nuk e themelon Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, një gjë të tillë do ta bëjnë vet serbët e Kosovës.
Një gjë të tillë e ka thënë kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, përmes një reagimi për media.
Por, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka insistuar se nuk do të ketë themelim të Asociacionit, pa zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, e aq më pak pas murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ndërkohë, pjesëtarë të shoqërisë civile thonë se Qeveria e Kosovës nuk duhet asnjëherë t’i marrë parasysh ultimatumet që vijnë nga Beogradi.
Kosova s’i përfill ultimatumet e Serbisë për... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...