Shumë asete të PTK-së shfrytëzohen pa asnjë problem nga Serbia [video]

27 Dhjetor 2016 - 19:06      

Një numër asetesh të Postës së Kosovës vazhdojnë të shfrytëzohen pa asnjë problem nga Posta e Serbisë, raporton KTV.

Madje në të kryhen të gjitha aktivitetet normalisht pa u penguar nga askush.
Në qendrën kryesore që mbulon pjesën dërrmuese të territorit, në Graçanicë, Posta e Serbisë kryen një numër të madh të shërbimeve.

Përpos letrave, aty qytetarët e komunitetit serb dhe të komuniteteve tjera i marrin edhe pensionet e Serbisë.
Sipas të dhënave të Postës së Kosovës, janë gjithsej 21 zyra postare që vazhdojnë të shfrytëzohen nga posta serbe.
Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, që është 100% në pronësi të shtetit, ka thënë të ketë kërkuar nga institucionet ndihmën për të kthyer asetet e saj në shfrytëzim, por deri më tash pa asnjë sukses.

Ai ka shtuar se humbjet janë të mëdha dhe se kanë një numër të punëtorëve serbë që punojnë nëpër lokalitetet e këtij komuniteti.
Përpos këtij problemi, Posta e Kosovës po vazhdon të ketë të pamundur kryerjen e një vargu aktivitetesh, që do t’i sillnin përfitime ekonomike, pasi nuk njihet ende ndërkombëtarisht.
Nga ana tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, vazhdon të insistojë se asetet që po shfrytëzohen nga Posta e Serbisë do t’i kthehen Postës së Kosovës.


Shumë asete të PTK-së shfrytëzohen pa asnjë... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...