27 Dhjetor 2016 - 19:04
E kjo, sipas ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është bërë pikërisht nga Vetëvendosja, subjekt të cilit i përkiste i ndjeri. Hoxha, në një ndër intervistat e para mediale prej kur e mori postin e ministres, foli rreth gjithë procesit dhe masat që ajo ka marrë.
Ministrja Hoxha foli në Rubikon të KTV-së, edhe për letrën që e adresoi në postën e ambasadës britanike.Ajo theksoi se manipulimi që po i bëhej vazhdimisht rastit, bëri që ajo të marrë një iniciativë të tillë, ndonëse më pas u refuzua. Kurse, për kërkesën që ajo i ka bërë kryeprokurorit për zgjerim të hetimeve, duke i përfshirë në to edhe ekspertët e familjes dhe avokatin e rastit, Tomë Gashi, Hoxha theksoi se e bëri me qëllim që të zbulohet nëse ata kanë të drejtë të vazhdojnë hetimet në atë pistë, në të kundërtën të sanksionohen.
Tutje Hoxha foli edhe për, siç i quan ajo, sukseset e arritura brenda pesë muajve, prejse ka marrë mandatin, duke përmendur ndryshimin e tetë projektligjeve. E për përgjimet dhe aferën “Pronto”, Hoxha tha se një gazetari më e thellë hulumtuese do ta kuptonte se shumica e atyre emërimeve nuk janë bërë asnjëherë.
Ministrja Hoxha akuzon Vetëvendosjen për... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...