27 Dhjetor 2016 - 17:09
Në vendkalimet kufitare të Kosovës ka arritur aktgjykimi me urdhrin për arrestimin e tij.
Agjencia serbe e lajmeve tanjug njofton se Gjykata Themelore Mitrovicë e ka dënuara Aleksandar Vulinin për veprën penale - “Kalim ilegal të kufirit ose të vendkalimit kufitar sipas nenit 146, alineja 1 e Ligjit Penal të Republikës së Kosovës", me gjobë në të holla.
Ky vendim gjyqësor është marrë më 19 janar të këtij vitit e në mungesë të ministrit.
Në arsyetimin e aktgjykimit theksohet se më 15 shkurt 2013, Aleksandar Vulin e ka kaluar kufirin në vendin ku nuk ka vendkalim kufitar dhe pastaj nëpër rrugë ilegale ka hyrë në territorin e Kosovës nga Republika e Serbisë edhe pse MPB e Kosovës më parë e kishte refuzuar kërkesë e tij për vizitë.
Media serbe nuk tregojnë me sa para është dënuar Vulin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...