Foto: Koha

Familjet e të zhdukurve nuk kanë festë të fundvitit

27 Dhjetor 2016 - 14:35      

Kategoria më e ndjeshme e shoqërisë, prindërit, motrat dhe vëllezërit e 1.660 të zhdukurve, tash e 17 vite po vazhdojë t’i kërkojë më të dashurit e tyre. Ata sot thanë se nuk do të kenë festë.

Bajram Qerkini, kryetar i shoqatës së familjarëve të të pagjeturve, në konferencën e fundit të këtij viti nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, ku bëhej prezantimi i raportit të punës së këtij komisioni, ka fajësuar autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare se po i neglizhojnë kërkesat e tyre për gjetjen e personave të zhdukur.

Ai po ashtu tha se në ato lokacione ku ka dyshime për varreza masive nuk ka pasur guxim të gërmohen.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjeta, ka prezantuar raportin e punës për këtë vit. Ai tha se nga 15 lokacione janë zhvarrosur 7 persona, raporton KP.

“Në 15 lokacione gjatë këtij viti, 6 kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore. Në këto 6 lokacione janë zhvarrosur 7 persona. Pra, në një lokacion janë zhvarros 2 trupa në Grabanicë të Klinës. Pra, numri minimal është 7 edhe pse vetëm pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme mjeko-ligjore e të kemi raportet të analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i saktë i individëve të zhvarrosur”, tha Gjeta.

Ai po ashtu gjatë prezantimit të raportit, ka thënë se këtë vit janë dorëzuar rreth 60 raste në kuadër të procesit të ribashkimit të kockave.

“Gjatë këtij viti, krahas dorëzimit të mbetjeve mortore, pjesëve kockore të më shumë se 60 rasteve në kuadër të procesit të ribashkimit të pjesëve kockore, familjarëve ju janë kthyer për rivarim mbetjet mortore të tetë rasteve. Do të thotë tetë rasteve të reja. Nga tetë rastet e dorëzuara gjatë këtij viti, 4 raste iu janë dorëzuar familjarëve dhe autoriteteve të Serbisë, në pikën kalimtare kufitare porta 3 në Merdare”, tha Gjeta.

Vitin 2016, sipas tyre përmbyllet me rezultat pothuajse të ngjashëm me vitin paraprak. 1.660 mijë persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...