Fillojnë punimet për instalimin e Njësisë së Kujdesit Intensiv në QKUK

27 Dhjetor 2016 - 13:55      

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Kadir Hyseini, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcilar, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kiviclim Kiliç dhe përfaqësues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Prishtinë, kanë marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punëve për instalimin e Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Hyseini tha se Turqia është vendi mik i cili është duke përkrahur fuqishëm reformën e shëndetësisë në Kosovë, e cila përkrahje po luan rol të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit.

Ai tha se projekti i renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i financuar nga TIKA, do të krijojë kushte shumë më të mira për profesionistët shëndetësor të fushës përkatëse, me ç’rast do të rritet edhe cilësia e shërbimeve për pacientët në këtë qendër.

Fillimin e punëve e ka përshëndetur edhe ministri Jagcilar, me ç’rast ka falënderuar Qeverinë e Turqisë për përkrahjen e madhe ndaj Kosovës në të gjithë sektorët e në këtë rast në fushën e shëndetësisë, me një projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e vendit.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj tha se përfundimi i projektit do të gjejë Njësinë e Kujdesit Intensiv të pajisur me aparaturën më moderne, gjë që do të lehtësojë dukshëm punën e stafit njëkohësisht do të krijohen mundësitë për shërbime më të mira për pacientët me nevojë .

Ambasadorja Kiliç tha se Turqia, përveç formave të tjera të përkrahjes në fushën e shëndetësisë në Kosovë, bazuar edhe në Marrëveshjen e bashkëpunimit në shëndetësi midis dy shteteve, përmes TIKA-s ka ofruar financimin e plotë të Projektit për renovimin dhe furnizimin me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në QKUK, projekt ky që do të dyfishojë kapacitetet e kësaj njësie.

“Projekti i renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv, nuk është i pari që TIKA po e realizon në Kosovë, dhe sigurisht se nuk do të jetë as i fundit, që në bazë të nevojave të paraqitura, ky agjencion do ta zhvillojë për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë”, tha Kiliç.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar kohë më parë mes MSH-së dhe TIKA-s për Projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv, u tha se Njësia do të ketë 27 shtretër dhe pajisje të reja, të gjitha të financuara nga TIKA, dhe do të kushtojë rreth 2 milionë euro ku pritet të përmbyllet në një periudhë kohore prej pesë muajsh. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...