27 Dhjetor 2016 - 13:50
Në një video të filmuar nga ajri, zbukurimi i kryeqytetit për festat duket edhe më mahnitës.
Sheshi Nënë Tereza, i kthyer në një fshat festiv është dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa shtëpitë e vogla prej druri, ku shiten artikuj të ndryshëm, si dhe lodrat argëtojnë të rriturit dhe fëmijët.
Bashkia e Tiranës ka zbukuruar edhe disa nga rrugët kryesore, ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët dhe urat përmbi Lanë me ndriçim të ri.
Nuk kanë ngelur pas edhe sipërmarrjet private, të cilat kanë dekoruar dhe zbukuruar objektet dhe rrugët kryesore.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...