
27 Dhjetor 2016 - 12:36
Përmes një njoftimi për media, ndërmarrja “Trepça” thotë se do të prezantohet “puna suksesshme njëvjeçare dhe angazhimi i punëtorëve të gjigantit Trepça gjatë vitit që po lëmë pas”.
“Minatorët çdo herë kanë qenë në ballë të përgjegjësive kombëtare, çdo herë kanë qenë tregues të rrugës drejt perspektivës. Edhe këtë vit puna dhe angazhimi i tyre na benë të jemi krenarë. Bazuar në gatishmërinë e institucioneve qendrore me të cilët u definua statusi i Ndërmarrjes Trepça dhe u miratua Ligji për Trepçën në Kuvend, ne e kemi shpall këtë vit “vit i suksesit dhe i prodhimit” pasi që tregon se Trepça si një ndërmarrje publike me një ligj të veçantë që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin për media të ndërmarrjes “Trepça”.
Konferenca do të mbahet të Mërkurën më 28 dhjetor 2016 në ora 11:00 në sallën për media të Ndërmarrjes Trepça në Mitrovicë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...