Foto: Koha

Bajrami: E kemi ditur më herët rezultatin e PISA-s

27 Dhjetor 2016 - 12:16      

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në konferencën e fundit për këtë vit, tha se vlerësimi që PISA ka bërë për nxënësit e Kosovës ka treguar nivelin për të cilin e kanë ditur edhe me herët.

Përkundër kësaj, Bajrami këtë vit e ka vlerësuar si të suksesshëm derisa tha se gjatë gjithë vitit kanë punuar për rritjen e cilësisë.

Bajrami u shpreh se në testin e PISA 2018 nuk pret mrekulli por do të ketë rritje në cilësi.

Ministri i Arsimit në këtë konferencë ka folur edhe për Arsimin e lartë për të cilin tha se ky sektor është stabilizuar pas dy viteve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...