Foto: Koha / ilustrim

Gjykata e Apelit i jep të drejtë MPB-së për rastin e pasaportave

27 Dhjetor 2016 - 10:42      

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka prishur më 15.12.2016 aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 16.10.2016, me anë të së cilit kjo e fundit e ka hedhur poshtë, për shkak të jo kompetencës, padinë e Qeverisë së Kosovës kundër të paditurve: Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, me seli në Paris të Francës dhe Osterreichische Staatdruckerei GMBH, me seli në Vjenë të Austrisë.

Apeli thotë se me anë të kësaj padie të ushtruar më 06.11.2014, Qeveria kishte kërkuar që të shqyrtohet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit lidhur kompetencën e kësaj gjykate për të vendosur në kontestin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Osterreichische Staatdruckerei GMBH, duke propozuar anulimin e tij.

“Departamenti i Çështjeve Ekonomike, i Gjykatës së Apelit, ka vendosur që kjo çështje të kthehet në rigjykim, pasi që ka gjetur shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe të drejtës materiale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

“Gjykata e Apelit konstaton se pretendimet e gjykatës së shkallës së parë se gjykatat vendore janë kompetente për të vendosur vetëm lidhur me vendimet e arbitrazhit vendor dhe jo atij të huaj, nuk qëndrojnë, pasi që ligji nuk parasheh një dallim të tillë”, theksohet më tej në njoftim.

Sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e Kosovës ka juridiksion të vlerësojë ekzistimin e klauzolës për arbitrazh. Kjo kompetencë buron nga Neni 14.5 i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin, i cili ligj është në përputhje të plotë me Konventën e Nju –Jorkut, të viti 1958, dhe Ligjin Model UNCITRAL mbi Arbitrazhin komercial ndërkombëtar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...