27 Dhjetor 2016 - 06:49
Nga janari deri në tetor të vitit 2016, Kosova ka blerë prodhime të huaja në vlerë prej 2 miliardë e 260 milionë eurosh, ndërsa ka shitur vetëm 260 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Partneri kryesor tregtar është Serbia. Pas saj vijnë Gjermania, Italia, Maqedonia, Shqipëria, Greqia, Polonia dhe Bosnjë-Hercegovina.
Politikat e pafavorshme, mungesa e lëndës së parë, teknologjia e vjetruar, moskoordinimi i politikave në mes të ministrive dhe mungesa e përkrahjes për prodhimet vendore, janë disa nga faktorët që, sipas përfaqësuesve të biznesit dhe njohës të çështjeve ekonomike, kanë ndikuar që prodhimet vendore të mos arrijnë t’i bëjnë ballë konkurrencës së madhe të produkteve të importuara. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...