Foto: Koha / ilustrim

LDK: AAK, VV e Gjuriq u bashkuan në luftën kundër shtetit të Kosovës

26 Dhjetor 2016 - 21:39      

Lidhjes Demokratike të Kosovës, kritikat nga brenda vendit dhe deklarimet e zyrtarëve serbë në Beograd që po vijnë në drejtim të shefit të tyre, gjegjësisht shefit të ekzekutivit, Isa Mustafës, nuk po i pëlqejnë.

LDK, përmes një statusi të postuar në Facebook, Pal Lekajn e AAK-së, Donika Kadaj Bujupin e Dardan Molliqajn e Vetëvendosjes, i ka “futur në një thes” me Marko Gjuriqin, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e të cilët i ka përmbledhur me termin “Aleanca e Rrugaçëve”.

Më poshtë ju sjellim të plotë reagimin e LDK-së:

Aleanca e ordinerëve

Natën e sotme në ekranet televizive e nëpër portale na u shfaqën tre përfaqësues "të denjë" të politikës së rrugës.

I pari foli Marko Gjuriq, i cili bëri një kërcënim të radhës, të cilin përveç disa ordinerëve në Prishtinë nuk e merr seriozisht askush. U gëzua shumë Pal Lekaj, imituesi komik i Donika Kadaj Bujupit, njeriu i cili mbahet mend vetëm për shkatërrimin e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Për t’i vënë kapakun nuk kishte si të mungonte ordineri i molotovëve, Dardan Molliqaj.

Andaj, sot erdhi në shprehje “aleanca e rrugaçëve” të cilët i bashkon lufta kundër shtetit të Kosovës (Pali e bën nga injoranca), përmes formulës: Beogradi jep një deklaratë, Pali del e i bën jehonë dhe ordineri Molliqaj kërcënon në llogari të saj.

“Aleanca e Rrugaçëve” në veprim.

Republika e Kosovës është më e fortë se një rrugaç nga Beogradi, një injorant komik dhe një kriminel ordiner!

Fundi i fundit, këta dy tonët nuk do t’i njihte askush nëse nuk do të ishin deklaratat e Beogradit, që i mbajnë gjallë si plehu hithrat. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...