Foto: Koha

Rama: Sfidat e shndërrimit të FSK-së në ushtri, politike

26 Dhjetor 2016 - 21:24      

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Rahman Rama është optimist se shumë shpejt do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Komandant Rama në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se FSK është e gatshme për shndërrimin në FAK.

“Sfidat kryesore janë pengesat politike që ndërlidhen me transformimin dhe kjo nuk është çështje e jona. Unë mendoj se FSK-ja në kuptimin profesional ka avancuar. Tjerat janë çështje politike, për të cilat nuk dua të diskutoj. Kjo gjë po na pengon në shumë aktivitete, veçmas ato regjionale dhe më gjerë”, ka theksuar Rama.

LEXOJENI EDHE KËTË

Rama është shprehet shumë optimist se krijimi i ushtrisë do të ndodhë shumë shpejt, ndonëse nuk pranon që të jep ndonjë afat kohor për një gjë të tillë.

“Jam shumë optimist dhe besoj që transformimi në ushtri do të ndodhë shpejt, sepse është shumë më mirë edhe për FSK-në edhe për vendin. Unë nuk mund të jap afate kohore sepse nuk varet prej meje”, thotë komandant Rama. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...