Foto: Koha

Gjuriq: Më në fund do të kemi rrjet telefonik në tërë territorin e Serbisë

26 Dhjetor 2016 - 21:20      

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se dhënia e frekuencave operatorit telefonik serb në Kosovë është një prej rezultateve të dialogut.

Gjuriq ka shtuar se nga kjo marrëveshja janë mbrojtur interesat nacionale.

“Më në fund, pas shumë vitesh, së shpejti do të mund të dëgjoni “alo-n” edhe nga Brezovica, Shtërpca, nga të gjitha rajonet në të cilat njerëzit paligjshëm dhe me dhunë, qysh nga viti 2011, e diku edhe më parë, janë privuar nga e drejta që të kanë atë që kanë qytetarët e pjesëve tjera të vendit tonë”, ka thënë Gjuriq para gazetarëve, pas takimit me zëvendëssekretarin e Këshillit të Përgjithshëm të Rusisë së Bashkuar, Sergei Zheleznjak, raporton Tanjug, transmeton Koha.net.

Siç ka shtuar ai, së shpejti fëmijët serbë në Brezovicë, në Shtërpcë, do të mund të shfrytëzojnë internet më të shpejtë, telefoninë mobile, e gjithçka që kanë fëmijët tjerë e që asnjëherë nuk është dashur as të diskutoheshin këto.

Kjo, sipas Gjuriqit, është një prej rezultateve të politikës së dialogut, e cila nuk është asnjëherë e lehtë.

Gjuriq ka kujtuar se bisedimet për këtë temë kanë zgjatur gjashtë vjet, por se “sot mundemi të themi se i kemi ruajtur interesat tona nacionale në këtë çështje dhe i kemi mundësuar kompanisë sonë të telekomunikacionit të veprojë sikur më parë”, transmeton Koha.net.

“Nga Hogoshti në Dragash, në tërë territorin e Serbisë. Në këtë kuptim mund të themi se e kemi konfirmuar plotësisht pozitën tonë dhe pozitën e kompanisë sonë”, ka thënë Gjuriq, duke shtuar se janë në pyetje ditë deri në funksionalizimin e sinjalit të operatorit telefonik serb.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...