Dështon modernizimi i kardiologjisë, MSH-ja s’arriti të arsyetojë shpenzimin e 500 mijë eurove [video]

26 Dhjetor 2016 - 22:27      

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë kishte bërë shumë përpjekje për ta ratifikuar marrëveshjen për kredi me Austrinë, e njëjta nuk u finalizua në mënyrën që kjo ministri e planifikoi.

Vlera problematike prej 500 mijë eurosh, e cila ngriti shumë dilema te deputetët të cilët hezituan ta votojnë atë, ku kërkuan shumë shpjegime, prapë nuk ka arriti të marrë dritën jeshile, raporton KTV.

Deputetë të komisionit parlamentar, të cilët e kanë monitoruar këtë marrëveshje, nuk u bindën se mjetet e tilla u planifikuan e për këtë arsye vendosën të mos i shfrytëzojnë.

Por, vetë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nuk pajtohet me këtë vlerësim ndonëse ishte pajtuar që projekti të monitorohet.

Madje, sipas tij, në këtë rast më shumë do të humbasin qytetarët të cilët nuk do të marrin shërbime më të mira.

Sipas tij, i gjithë projekti do të vonohet të realizohet edhe për shkak se nuk u krijuan kushtet për të vendosur aparaturat.

Kësisoj, SHSKUK-ja nuk do të ketë në shërbim edhe një koronarograf, ashtu siç ishte zotuar udhëheqësi i këtij dikasteri.


Dështon modernizimi i kardiologjisë, MSH-ja s... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...