
26 Dhjetor 2016 - 20:19
Përpos ndërtimit të tyre, Kosova nuk ka përfituar asgjë në një prej fushave ku ka më së shumti nevojë, raporton KTV.
Derisa vendi vazhdon të përballet me mungesë të madhe të punëtorëve profesionalë, kur u nënshkruan këto kontrata financiarisht të rënda, ata që e përgatitën kontratën nuk e përfshinë klauzolën ku do të detyronin kompaninë që të trajnonte punëtorët vendës në disa sektorë ku Kosova nuk ka pasur asnjëherë përvojë.
Mungesa e kësaj klauzole i dha lirinë kompanisë ndërtuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, “Bechtel & Enka”, që të sjellë nga jashtë ekspertë të ndryshëm.
Duke i parë këto mundësi që ia krijon kontrata e tanishme, kompania ndërtuese pak kohë më parë solli një numër të madh të punëtorëve nga Rumania.
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina, që e kishte vizituar këtë kompani thotë se faji kryesor është te përgjegjësit që kanë nënshkruar kontratat për ndërtimin e autostradave që në dy nënshkrimet e ndërtimit të autostradave vijnë nga partia e tij.
Brovina thotë se kjo po i sjell dëme të mëdha ekonomike tash dhe në të ardhmen.
Ndërkaq, zyrtarë të kompanisë amerikano-turke thonë të mos kenë mundur të gjejnë punëtorë të kualifikuar për të rregulluar makinerinë e rëndë, por nuk kanë gjetur të tillë.
Vendi vazhdon të përballet me probleme të mëdha të mungesës së punëtorëve profesionalë.
Përpos parave që po paguhen nga buxheti i vendit, mijëra euro të tjera po vazhdojnë të harxhohen edhe nga kompanitë private për sjelljen e punëtorëve profesionalë të fushave të ndryshme, pasi të tillë nuk gjenden në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...