26 Dhjetor 2016 - 19:15
Por, kjo përgjigje nuk duket se do të merret parasysh nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, raporton KTV.
Hoti ka bërë të ditur edhe hapësirën kohore, sa i duhen ministrisë që drejton për të realizuar këtë plan.
Në konferencën e fundvitit ku ka prezantuar punën e ministrisë që drejton, Hoti ka thënë se nga 18 projektligje të planifikuara për këtë vit janë miratuar 14.
I pari i kësaj ministrie ka lëvduar Doganën dhe ATK-në për punën e tyre, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe fiskalizimin për të cilin është ende në proces.
Hoti ka thënë se nga efektet e lirimeve doganore ka ndikuar në rritjen e
shoqërive tregtare nga 221 ne 248 kompani duke ndikuar në formalizimin e 18 mijë vendeve të punës.
Ndërkaq, për fazën e dytë të lirimeve doganore ka thënë se ende po punohet.
Nga prokurimi i centralizuar ka thënë se janë shpëtuar 6 milionë euro, ndërkaq prokurimi elektronik do të nisë nëpër komuna nga viti që vjen.
Ka thënë se nga viti i ardhshëm do të niset me dhënien e bonove për diasporën, si dhe ka shprehur interesimin për heqjen e tatimit të dyfishtë në ato shtete ku përqendrimi i diasporës është i madh.
Sa i përket borxhit shtetëror, Hoti ka bërë të ditur se vlera e tij është 842 milionë euro, ndërsa gjysma e tij është borxh i brendshëm.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...