Foto: Ilustrim

Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, shkelës të ligjit [video]

26 Dhjetor 2016 - 19:17      

Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial në vend se të mbajnë llogaridhënës Gjykatat dhe Prokuroritë për shkelje të ligjit, janë vetë ata që po e shkelin atë.

Gjatë monitorimit të punës së këtyre këshillave që ka bërë Instituti i Kosovës për Drejtësi, del se janë nxjerrë vendime dhe rregullore në kundërshtim me ligjin, raporton KTV.

Ehat Miftaraj, nga ky institut, thotë se këta dy këshilla vazhdojnë të përballen me mungesë të efikasitetit, llogaridhënies dhe integritetit në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Ndërsa, sipas tij, veprime të tilla po e dëmtojnë dhe do ta dëmtojnë në masë të madhe edhe në të ardhmen sistemin e drejtësisë.

Ai ka thënë se për gjashtë muaj të monitorimit të mbledhjeve të këtyre këshillave, disa anëtarë nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme.

Miftaraj gjithashtu ka shtuar se shkelje janë edhe në rastet kur kanë pasur të bëjnë me korrupsion, pasi sipas tij, për zyrtarët e lartë, trajtimi është bërë ndryshe karshi qytetarëve.

Ky institut ka dalë edhe me rekomandime, të cilat do t’i ndihmojnë këta këshilla në përmirësimin e punës së tyre.

Në fund u tha se krejt këto shkelje të ligjit dëshmojnë edhe njëherë mungesën e vullnetit për t’i përmbushur obligimet ligjore edhe nga vetë ana e gjykatësve dhe prokurorëve.


Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, shkelës... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...