Qeveria ende ka shpresë se demarkacioni do të kalojë, opozita mbetet kundër [video]

26 Dhjetor 2016 - 19:12      

Kanë mbetur vetëm 5 ditë deri në përmbyllje të vitit 2016, por kjo nuk e zbeh optimizmin e Qeverisë që brenda këtij viti ta kryejë demarkacionin me Malin e Zi.

Vetë kryeministri që nga 1 shtatori kur e kishte tërhequr nga rendi i ditës marrëveshjen në Kuvend, kishte deklaruar se ky obligim ndërkombëtar do të përfundojë brenda vitit, raporton KTV.

Njëjtë ka deklaruar edhe presidenti Hashim Thaçi në fjalimin vjetor para deputetëve, i cili tha se marrëveshja është në rregull dhe si e tillë duhet të kalojë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, thotë se janë në komunikim me deputetët dhe shpejt kjo çështje do të jetë në Kuvend.

Por, partneri i koalicionit, PDK-ja, nuk di se kur demarkacioni do të jetë në Kuvend, mirëpo shefi i deputetëve të kësaj partie thotë se kjo çështje do të trajtohet me kujdes.

Pajaziti madje nuk është i sigurt as për numrat.

Për opozitën versioni aktual i marrëveshjes është i papranueshëm, prandaj qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë.

Qeveria e Kosovës të premten e shkuar ka vendosur të themelojë komisionin për matjen e territorit, mekanizëm ky që menjëherë u kundërshtua nga partitë opozitare.
Edhe vetë deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se duhet të dihet se çka do të matet, e jo vetëm të themelohet një komision sa për të shpenzuar buxhet.

Demarkacioni edhe këtë vit ka qenë çështja më sfiduese për qeverinë Mustafa dhe koalicionin PDK- LDK.


Qeveria ende ka shpresë se demarkacioni do të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...