26 Dhjetor 2016 - 19:07
Pavarësisht që Qeveria me dhjetëra herë ka deklaruar se janë duke u përpjekur që t’i bindin serbët që të votojnë transformimin e FSK-së në ushtri, deputetët serbë thonë se për këtë çështje ka munguar interesimi dhe iniciativa e Mustafës, raporton KTV.
Deputeti deri para pak ditësh i Listës Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se për një temë të tillë, ata asnjëherë nuk janë ftuar për të diskutuar për këtë çështje.
Kurse, edhe deputeti Sllobodan Petroviq, ka thënë se ende nuk është momenti të bisedohet për FSK-në, pasi, sipas tij, kjo çështje vazhdon të mos jetë pjesë e prioriteteve të serbëve.
Por, pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës zotohet sa ka më shumë se një vit që ministri i FSK-së, Haki Demolli, është duke biseduar me komunitetin serb për t’i bindur që evoluimi i FSK-së në Ushtrinë e Kosovës duhet të ndodhë dhe është në të mirën e vetë komunitetit serb.
Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, madje thotë se gjërat kanë ecur pozitivisht në këtë aspekt dhe në pjesën e parë të 2017-ës, mund të ndodhë transformimi i FSK-së në ushtri.
Një zotim të tillë, tashmë nuk po e besojnë partitë në opozitë.
Rexhep Selimi e Rrustem Berisha, kanë deklaruar se me avazin se si ka ecur qeveria gjatë vitit 2016, FSK-ja nuk do të shndërrohet në ushtri edhe për shumë vite të tjera.
Qeveria e Kosovës dështoi ta bëjë FSK-në ushtri, pasi nuk arriti t’i bindë që ta votojnë atë, deputetët e Listës Serbe.
Një pako për ndryshimin e 42 ligjeve u dërgua në Qeveri nga Ministria e FSK-së për procedim në Kuvend që në shtatorin e këtij viti, por ato nuk shkuan përtej sirtarëve të Qeverisë Mustafa.
Pikërisht për këtë problem mbetet sigurimi i votave të minoriteteve, pasi për transformimin e FSK-në që nga janari i 2014-ës më nuk ekzistojnë barrierat juridike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...