
26 Dhjetor 2016 - 19:03
Në këtë takim, pjesë e së cilës ishin edhe ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës, Listës Serbe iu kërkua që deri më 31 dhjetor të këtij viti, t’i tërheqë të gjitha vendimet të cilat ajo i konsideron si të dëmshme dhe kundër interesave të Serbisë, raporton KTV.
Në mesin e kërkesave ishte edhe kthimi i ish-ministrit Lubomir Mariq në postin ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe tërheqjen nga kjo pozitë të ministres së re, Mirjena Jevtiq.
Nga ky takim qeveria serbe doli edhe me një ultimatum. Nëse brenda disa javëve nuk bëhen hapa konkretë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, sipas Marko Gjuriq, këtë do ta bëjnë vetë serbët.
E, përkundër ndalesave që iu bënë kohëve të fundit zyrtarëve serbë për të hyrë në Kosovë, kryeministri serb, Aleksandër Vucic, ka paralajmëruar një vizitë që pritet t’ua bëjë serbëve të Kosovës gjatë Krishtlindjeve ortodokse.
Lidhur me këto deklarime, KTV-ja ka kërkuar një qëndrim nga ana e qeverisë së Kosovës, por askush prej zyrtarëve nuk ka qenë i gatshëm të flasë për këtë çështje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...