Gecaj: Mariq s’arriti kurrë të dalë nga lëkura e lojalit të nënshtruar

26 Dhjetor 2016 - 18:08      

Bajram Gecaj, zëvendësministër në Ministrinë e Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se ish-shefi i tij në ministri, Ljubomir Mariq, kurrë nuk e kuptoi “takatin” e tij.

I ka dal në krah shefit të tij në ekzekutiv, Isa Mustafës.

“Ljubo Mariq paska nxjerrë dyshimet e tija (personale) në aftësitë politike të Kryeministrit Mustafa. Për shkak të rrethanave të komplikuara e të ndjeshme politike, refugjatit nga Knini i buzëqeshi fati të bëhej ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Por fatkeqësia e tij ishte se ai kurrë nuk ja arriti të dalë nga karakteri dhe lëkura e tij e një lojali të nënshtruar”, ka thënë Gecaj.

Sipas Gecajt, “ky, i cili tani dyshon në aftësitë e Kryeministrit, ishte vetëm se një kukull e cila nuk kishte as unin e as vullnetin e tij, dhe asnjëherë nuk pati guximin të merrte bash asnjë vendim të rëndësishëm për popullin serb të Kosovës”.

Gecaj, ka shprehur bindjen se serbët e Kosovës nuk kanë nevojë të përfaqësohen nga ata të cilët kanë braktisur vendin e vet, por nga politikanë vendorë të cilët përfaqësojnë vetëm interesin e serbëve kosovarë, e jo atë të Gjuriqit apo Vuçiqit.
“Ka shumë punë për këta që të merren me problemet e përditshme të komunitetit të tyre, pa u marrë me politikat e komplikuara ndërshtetërore Kosovë-Serbi. Kjo e fundit është një këshillë të cilën ua kam përsëritë në vazhdimësi”, ka shtuar në fund ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...