26 Dhjetor 2016 - 16:38
“Isa Mustafa sot paska thënë që e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb”, ka shkruar Molliqaj. Sipas tij, në fakt, gjatë tërë qeverisjes së tij Mustafa duroi shumë.
Lexo edhe: Mustafa: Po të ishte Mariqi shqiptar do ta shkarkoja moti
Ka numëruar:
- E duroi Listën Serbe në cënim të sovranitetit, veç pse është e Vuqiçit,
- E duroi Kadri Veselin që sipas tij i ka duart me gjak, veç pse ai është shef i SHIK-ut,
- E duroi Hashim Thaçin president, veç për me mbetë vetë kryeministër,
- I duroi djemtë e tij me marrë tenderë të shtetit dhe terminale, veç pse i ka djem,
- E duroi Margarita Kadriun me marrë terminal, veç pse ajo ia ka bë Thaçin President,
- E duroi murin në Mitrovicë, vetëm pse e ndërtuan strukturat paralele të Serbisë...
“Ky është kryeministër impotent, që duron gjithçka vetëm për të mbetur kryeministër. Por durimi i tij është bërë i padurueshëm. Viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të Isa Mustafës”.
Lexo edhe: Lekaj e quan Mustafën pulë deti që ndaj Serbisë s’i dëgjohet zëri
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...