AKB: Kosovarët sivjet shpenzuan 20 milionë euro për viza

26 Dhjetor 2016 - 14:46      

Për ekonominë e vendit dhe sfidat e vitit 2016 kanë vlerësuar edhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, gjatë përmbylljes së vitit me prezantimin e aktiviteteve të këtij viti dhe planet për 2017.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se si rezultat i mos liberalizimit të vizave, kosovarët shpenzuan rreth 20 milionë euro. Sfidë tjetër dëmtim i imazhit të vendit ishin edhe bisedimet Kosovë- Serbi dhe efekte e tyre në ekonomi ishin jo në favor të Kosovës. Ato ndërtuan mure në veri, kanë rritur eksportin e Serbisë në Kosovë dhe sipas vlerësimeve tonë ky vit përmbyllet me 400 milionë euro të eksporteve të Serbisë drejt Kosovës, transmeton Koha.net.

Sfidë mbetet Asociacioni i Komunave Serbe që po e dëmton imazhin e vendit dhe po e shkatërron tërë ekonominë për shkak të frikësimit të investitorëve. Integrimi dhe njohjet e Kosovës kanë stagnuar për vitin 2016 dhe ishte e zbehtë dhe si rezultat i saj ka pasur shumë pak njohje të shtetit e pak lëvizje ndërkombëtare.

“MSA nuk arriti të rritë eksportin e prodhimeve vendore drejt BE-së, por mbetet që në të ardhmen të jetë një mundësi e mirë”, tha Shahini.

“Rritja ekonomike e proklamuar nga qeveria i shkurtoj rreth 40% investimet e huja në vitin 2016/2015. Po ashtu kishin proklamuar se është rritur punësimi, e i cili ishte dukshëm më i vogël se sa ai i pritjes dhe premtimeve që ishte 33.9 për qind vitin ee shkuar e tash kinse ësstë 26.6% e të cilat nuk janë të sakta, kur dihet se sivjet invetsimet e huaja kanë pasur rënie”, tha Shahini.

Ai shtoi se informaliteti mbete sfidë e i cili u rrit mbi 35% nga ai 33% sa ishte në vitin 2015.

Ai tregoi se prodhimi vendor nuk arriti të zëvendësoj importin ai u rrit edhe në vitin 2016. Deficitet tregtare mbeten të larta në raport 88 % - 12% të eksportit.

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së ka prezantuar aktivitete e AKB-së për vitin 2016 dhe planet për vitin 2017. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...