Serbët, ultimatum Kosovës, “vetë do ta krijojnë dhe vetë do t’i japin kompetenca AKS-së”

26 Dhjetor 2016 - 13:02      

Nëse gjatë disa javëve të ardhshme nuk do të ketë hapa konkretë drejt themelimit të AKS-së, përfaqësuesit serbë, deri në festën e Sretenjes (40 ditë pas Krishtlindjes ortodokse, 7 janar) vetë do ta themelojnë Asociacionin e Komunave serbe, transmeton Koha.net.

Kështu ka paralajmëruar sot Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

“Ne nuk do ta lusim askënd për zbatimin e asaj për të cilën jemi marrë vesh. Nëse gjatë javëve të ardhshme nuk do të ketë hapa konkretë rreth themelimit të AKS-së, përfaqësuesit serbë, në marrëveshje me shtetin vet do ta fillojnë themelimin e Asociacionit të Komunave që nga festa e Sretenjes 2017”, ka thënë Gjuriq, njofton B92.

Ai ka shtuar se serbët vetë do të merren vesh, si do të duket AKS, cilat kompetenca do t’i ketë, do t’i krijojnë institucionet që duhet të bëjnë bazën për ruajtjen e popullit serb në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...