26 Dhjetor 2016 - 12:11
Kështu ka deklaruar i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, për agjencinë FoNet, pas përfundimit të takimit të kryeministrit serb me përfaqësuesit politikë serb të Kosovës.
Sipas Gjuriqit, Vuçiq ka thënë se serbët duhet ta respektojnë këtë afat nëse dëshirojnë të marrin pjesë në politikën unike të serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.
Ai ka shtuar se biseda e sotme në Beograd nuk ka qenë bisedë partiake, por bisedë se si duhet të zhvillohet në mënyrë unike politika e popullit serb në Kosovë.
“Nëse dëshirojnë që edhe më tej të marrin pjesë në atë që quhet politikë unike e serbëve dhe e shtetit të Serbisë në Kosovë, ata të cilët në mënyrë të pavarur dhe pa vendim të Qeverisë së Serbisë kanë marrë vendime të dëmshme politike për ndërrimin e Lubomir Mariqit duhet që deri më 31 dhjetor të tërhiqen në mënyrë që të ruhet veprimi unik i serbëve”, ka thënë Gjuriq.
Gjuriq ka theksuar se duhet të tërhiqet edhe Mirjena Jevtiq e cila është vendosur në vend të ministrit Mariq.
“Në takim me Vuçiqin kanë qenë deputetët e Listës Srpska, përfaqësuesit serbë në Qeverinë e Kosovës dhe prefektët, por jo edhe Mirjana Jevtiq”, ka thënë Gjuriq.
Mirjana Jevtiq është emëruar nga kryemistri Mustafa në krye të MAPL-së pas shkarkimit të Lubomir Mariqit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...