Reforma zgjedhore ia shton presidentit kompetencat në fushën e sigurisë

26 Dhjetor 2016 - 07:35      

Më shumë kompetenca në fushën e sigurisë, e më pak në diplomaci, i janë përshkruar presidentit të Republikës në amendamentet kushtetuese që brenda pak kohësh pritet të procedohen për votim në Kuvend. Ato ndryshojnë fare pak nga amendamentet e finalizuara në 2012-n.

Pakoja e reformës zgjedhore, e iniciuar gjatë vjeshtës nga presidenti Hashim Thaçi, përmban amendamentet kushtetuese, Projektligjin për zgjedhjen e presidentit, Projektligjin për zgjedhjet e Kuvendit dhe Projektligjin për zgjedhjet lokale, shkruan sot Koha Ditore.

Këtyre dokumenteve, dora e fundit u është dhënë javën e shkuar. Dy ekipe punuese i kanë përgatitur ato në një punëtori që është mbajtur në Shqipëri, dhe e cila ka zgjatur nga 7 deri më 12 dhjetor, ndërkaq i janë dorëzuar presidentit më 19 dhjetor.

Presidenca nuk ka ofruar ndonjë të dhënë përkitazi me përmbajtjen e propozimeve për ndryshime kushtetuese, por një burim i gazetës që ka marrë pjesë në këtë punëtori, ka thënë se amendamentet nuk e fuqizojnë shumë kreun e shtetit. Ai ka theksuar të kenë mbetur gati të paprekura kompetencat që janë propozuar në amendamentet paraprake, të cilat nuk janë vënë për votim në Kuvend. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...