26 Dhjetor 2016 - 06:30
Sipas Udhëzimit Administrativ 26/2008-MPB, shitja e fishekzjarrëve të kategorisë 1, ku efekti kryesor është krisma, është e lejuar nga 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i tyre është i lejuar nga 26 dhjetori deri më 2 janar 2017. Ky udhëzim ka disa vjet që nuk respektohet.
Njohës të çështjeve të ambientit vlerësojnë se këtë vit në Kosovë do të ketë dëme edhe më të mëdha nga hedhja e mjeteve piroteknike pasi situata me ajrin tashmë ka marrë përmasa alarmante.
Ambientalisti Daut Maloku ka thënë se në situatën aktuale me cilësinë e ajrit duhet plotësisht të ndalohet përdorimi i këtyre mjeteve sidomos në Prishtinë.
Të shqetësuar rreth përdorimit të mjeteve piroteknike në mënyrë të pakontrolluar janë shprehur edhe qytetarët. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...