26 Dhjetor 2016 - 07:02
Por qasja që ka nisur ai pas publikimit të rezultateve të testit PISA po kritikohet dhe nuk po shihet serioze nga njohës të çështjeve të arsimit, shkruan sot Koha Ditore.
Fillimisht, një ditë pas publikimit të rezultateve, është miratuar plani strategjik i arsimit 2017-2021. Ministri po ashtu ka mbledhur në takim edhe drejtorët komunalë të arsimit e përfaqësues të SBASHK-ut.
Në takim me drejtorët komunalë të arsimit ka theksuar nevojën e depolitizimit të plotë të arsimit me ç’rast ka thënë se duhet të krijohet një mekanizëm i pavarur për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave.
Eksperti i Arsimit, Halim Hyseni, ka thënë se me këtë qasje që ka nisur Ministria e Arsimit nuk mund të përmirësohet gjendja e cila është pasqyruar në testin PISA. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...