25 Dhjetor 2016 - 19:09
Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se përveç festës, është kohë kur reflektojmë edhe për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, shtetit dhe gjithë shoqërisë.
Kryeministri Isa Mustafa ka shkruar se Krishtlindja përcjell te besimtarët mesazhet e optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që sipas tij, e karakterizojnë popullin e Kosovës, raporton KTV.
E Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar më të mirat për të gjithë besimtarët.
Ndërkohë Vetëvendosje ka uruar qytetarët e krishterë duke thënë se në këto kohë të vështira për qytetërimin, të mbahet zemra dhe mendja e hapur për të varfrit e të pastrehët.
Besimtarët i ka uruar edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj. Derisa lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në urimin e tij, ka bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...