Mesazhet që katedralja “Nënë Tereza” do që t’i përçojë te të gjithë [video]

25 Dhjetor 2016 - 19:06      

Dashuri dhe paqe ndërmjet njerëzve, pa dallime fetare e statuse sociale, ishte urimi i përcjellë nga katedralja “Nënë Terezë” për nder të Krishtlindjeve.

Gjatë ceremonisë festive Imzot Dodë Gjergji tha se përgjegjësia e shtetit është që të shpërndajë të mirat në mënyrë të barabartë, dhe askush të mos vuajë nga uria.

Imzot Dodë Gjergji është lutur për dashuri dhe tolerancë mes njerëzve. Sipas tij, disa spitale janë bërë punishte vdekjeje dhe doktorët janë bërë vrasës serialë.

Para fillimit të Meshës u shfaq një koncert i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës, ku u kënduan këngë dhe u recituan vargje.

Dodë Gergji ka marrë telegram urimi nga myftiu i Kosovës Naim Tërnava me rastin e Krishtlindjes, në të cilin ndër të tjera thuhet se festat fetare gjithherë kanë kultivuar vlera e virtyte humane, hyjnore e socio-kulturore, të cilat kanë bashkuar e fisnikëruar si dhe kanë kultivuar dashurinë, tolerancën, paqen e qetësinë.


Mesazhet që katedralja “Nënë Tereza” do që t’i... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...