Mustafa për sondazhin e KDI-së: Dyshoj që qytetarët përkrahin dhunën, molotovin e sulmin ndaj institucioneve

25 Dhjetor 2016 - 18:56      

Kreu kosovar i ekzekutivit, njëherësh edhe kryetar i LDK-së, ka thënë se nuk i beson sondazhit të KDI-së, e cila kur ka matur qëndrimet e të rinjve nga 17-21 vjeç këtë parti e ka renditur të tretën, pas Vetëvendosjes e PDK-së.

Mustafa ka thënë se dyshon “që qytetarët e Kosovës përkrahin dhunën, përkrahin partitë që demonstrojnë dhunë, kallje molotov, sulm kundër institucioneve”.

“Këtu nuk shoh asnjë arsye që një sondazh të ma arsyetoj një gjë të tillë. E sa i përket kush ka përmbushur detyrime apo zotime më shumë për qytetarët mendoj se ne do ta kemi përgjigjen në zgjedhjet lokale në vjeshtë të vitit të ardhshëm dhe në zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2018”, ka thënë Mustafa në një intervistë për EkonomiaOnline.

Mustafa ka thënë gjithashtu se shoqëria civile ka të drejtë të bëjë punën e vet. Por sipas tij, problem themelor në Kosovë është se nuk ka shoqëri civile të depolitizuar.

“Kemi një shoqëri civile e cila vetëm duhet me prit pak kohë për me e pa se në cilën parti po hyn, a po shkojnë në Vetëvendosje, në PDK apo po në LDK. Ne LDK-ja nuk kemi pasur shumë që kanë ardhur. Por sondazhi më i mirë janë zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Përndryshe, Albert Krasniqi nga KDI, tha sot në një koment të tij se partitë që injorojnë potencialin e votuesve të rinj s’kanë të ardhme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...