Mustafa: Tahiri, Shala apo Bahtiri nuk duhet guxuar të vendosin në dëm të shtetit

25 Dhjetor 2016 - 18:35      

Ish-deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, e ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se si kryeministri Isa Mustafa duhet të kujdeset që zyrtarët e ngarkuar në bisedimet që përfaqësojnë vendin, domosdo të kenë ndjeshmëri për vendin.

“Askush nga grupi për bisedime me Serbinë, Tahiri, Shala apo Bahtiri nuk duhet të guxojnë, që të vendosin për diçka në dëm të funksionalizimit (muri, ngushtim rruge përgjatë urës apo diçka tjetër) të qytetit në Mitrovicë. Shteti nuk do të lejojë asnjë vendimmarrje nga jashtë dhe as nga grupet formale apo jo formale të shtyra nga kush do qofshin ato. Ndjesia e rritur ndaj lirisë, duhet të jetë më e madhe për zyrtarët shtetërorë”, ka shkruar Mustafa.

“Duhet siguri e mençur (inteligjente) zhvillimore në Ballkan. Kontributi jonë i rëndësishëm për regjionin, i domosdoshëm për kombin. Duke ndihmuar në ambientimin e përhershëm të NATO-s, në regjionin tonë, ne do të lëvizim drejt qytetërimit, modern, evropian”, ka thënë Musafa. “Ndryshe, në debatin e zhvilluar në parlamentin e Kosovës, i cili zgjati deri në orët e vona gjatë kësaj jave që lamë pas, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, u zotuan se muri i ndërtuar shume shpejt do të rrënohet”, ka shtuar më tej ai.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...