25 Dhjetor 2016 - 18:01
Ish-zëvendëskomandanti i Shtabit Operativ të Dukagjinit në Jabllanicë, tash deputet i AAK-së Lahi Ibrahimaj, ka thënë se është i nderuar se “në këtë vend nisi dhe përfundoi lufta çlirimtare”.
Ai ka falënderuar bashkëluftëtarët e tij që kanë zgjedhur pikërisht fshatin Jabllanicë për të përmbyllur aktivitetet e tyre.
‘’Vendi ku u nis dhe mbaroi lufta është këtu me datën 17 maj në Shqiponjë. Faleminderit që jeni përcaktu me i mbyll këtu aktivitetet veteranë’’, tha Brahimaj.
Ndërsa ish luftëtari i UÇK-së, Ali Geci, tha se Jabllanica ishte bazament i luftës së UÇK-së dhe mijëra luftëtarëve të saj.
Ai tha se veteranët e kësaj ane, janë të bashkuar më shumë sot në paqe, sesa dje në luftë.
Për homazhe prezent ishte edhe kryetari i OVL-UQK-së-Dega në Gjakovë, Sadri Hoxha, i cili tha se ky takim ka mbledhur veteranë të të gjitha degëve, raporton KSP.
Këto homazhe janë mbajtur për fundvit, në kujtim të heroizmit të Luftës së UÇK-së dhe heronjve të rënë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...