Ulen çmimet e thirrjeve telefonike mobile në Shqipëri

25 Dhjetor 2016 - 15:56      

Tarifat që kompanitë telefonike i paguajnë njëra-tjetrës për telefonatat mes tyre janë më të larta së në tregun e BE-së. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka propozuar ulje të tarifave vitin e ardhshëm, ç’ka pritet të reflektohet edhe në tarifat përfundimtare të klientëve.

Thirrjet telefonike mes kompanive të ndryshme pritet të kushtojnë më lirë vitin e ardhshëm. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka propozuar ulje të tarifave të interkoneksionit mes operatorëve celularë.

Operatorët e telefonisë së lëvizshme në vend, i paguajnë aktualisht mes tyre për terminimin e thirrjeve në rrjetet respektive 1.48 lekë për minutë. Nga Shtatori i vitit të ardhshëm, AKEP ka propozuar të ulet në 1.22 lekë për minutë, raporton ABC News.

Nisma bazohet në tarifat mesatare që aplikojnë vendet e Bashkimit Europian, ndërsa përfaqësuesit e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, thonë se kjo do të rrisë konkurrencën mes operatorëve celularë. Nëse plani konkretizohet, ulja e çmimeve mes kompanive pritet të shoqërohet edhe me ulje të tarifave për klientët individual.

Disa ndërhyrje të bëra sidomos këtë vit, kanë shmangur prirjen e një prej operatorëve më të mëdhenj për të mbyllur komunikimin brenda rrjetit të vet. Kjo ka ulur komunikimin përmes paketave ofertë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...