Foto: Koha

MPJ: Deri tani, nuk ka asgjë zyrtare për vdekjen e një të riu në kufirin Hungari-Serbi

25 Dhjetor 2016 - 14:42      

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke u marrë në vazhdimësi me lajmin e pakonfirmuar të raportuar nga mediat në Kosovë për gjoja vdekjen e një të riu kosovar në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

“Ambasada jonë në Hungari përmes rrugëve zyrtare ka komunikuar me autoritetet kufitare dhe një informacion i tillë është mohuar të paktën sipas tyre nuk ka ndodhur në anën hungareze të kufirit. Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është duke komunikuar edhe me palën serbe për të marrë informacione nëse ngjarja është e vërtetë apo jo. Megjithatë, komunikimi me autoritetet serbe është vështirësuar edhe për shkak të kolonave të gjata që kanë ndodhur në pikat kufitare të këtij shteti nga ana e Kroacisë dhe Hungarisë”, njofton kumtesa e MPJ-së, transmeton Koha.net.

“Derisa MPJ nuk e konfirmon zyrtarisht rastin, ngjarja mbetet ende në nivelin e një lajmi të pakonfirmuar të publikuar nga mediat. Për çfarëdo zhvillimi të ri, MPJ do t’iu mbaj të informuar”, theksohet më tej në komunikatë.

Po ashtu, MPJ fton bashkëqytetarët që të shfrytëzojnë pika kufitare tjera dhe rrugë alternative pasi ka një numër të madhë të vizitorëve nga shumë shtete të rajonit që po i shfrytëzojnë rrugët nëpër Serbi për t’u kthyer në vendet e tyre për festat e fundvitit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...