Imzot Dodë Gjergji: Disa spitale janë bërë punishte vdekjeje, doktorët vrasës serialë

25 Dhjetor 2016 - 08:13      

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, është mbajtur sonte në mesnatë Mesha solemne e Krishtlindjeve, të cilën e udhëhoqi Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili theksoi se disa spitale janë bërë punishte vdekjeje dhe doktorët janë bërë vrasës serialë, transmeton kosovapress.

Imzot Dodë Gjergji tha se të krishterët pas 4 javë përgatitjeje, kanë ardhur së bashku në Kishën e së Shenjtës “Nënë Terezë” për të kremtuar së bashku Festën e Kërshëndellave.

“Ne i bashkohemi këndës së engjëjve, në këndimin e kësaj këngë gëzimi dhe lavdie. Na bashkëngjiten sonte shumë njerëz që nuk janë pagëzuar, por e duan paqen në tokë dhe dashurinë mes njerëzve”, tha Dodë Gjergji dhe shtoi se “në këtë natë kaq të shenjtë, në të cilin hyji i na ka krijuar nga dheu dhe na ka dhënë jetën, na përcjell që nga lindja e nënës e deri tek gropa”.

“Njeriu nuk është më vetëm mbi tokë, derisa është gjallë, sepse të gjallëve ju dhurua jeta kur u pagëzuan, sepse ne jetojmë për Zotin dhe për Krishtin, i cili ka vdekur në kryq dhe kemi shpëtuar nga mëkatet, edhe pse duhet të përballojmë trishtimin e zemrave të errëta të kësaj bote. Besimtari arrin po ashtu të pranojë e të duajë çdo njeri, pa marrë parasysh, të gjitha dallimet që mund t’i kenë ndryshe, dallimet fetare apo statutin social në shoqëri”, tha Ipeshkvi i Kosovës.

Imzot Dodë Gjergji në vazhdim të fjalës meshtarë, tha se disa spitale janë bërë punishte vdekjeje dhe doktorët janë bërë vrasës serial.

“Kisha në këtë natë të shenjtë, i ofron njeriut Krishtin dhe i ofron të gjitha grave pastërtinë e Marisë dhe shembullin e dashurisë amnore të Betlehemit. Përgjegjësia e shtetit është që të shpërndajë të mirat në mënyrë të barabartë, në mënyrë që askush të mos vuajë nga uria apo etja”, tha Ipeshkvi i Kosovës.

Po ashtu Ipeshkvi i Kosovës uroi që institucionet ndërkombëtare dhe të vendit, t’i ndihmojë Zoti që të vejnë interesat e përbashkëta para çdo interesi tjetër.

Para fillimit të Meshës u shfaq një koncert i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës, ku u kënduan këngë dhe u recituan vargje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...