Këshilla sigurie nga ministri Tahiri gjatë festave të fundvitit

24 Dhjetor 2016 - 21:05      

Me rastin e festave të fundvitit, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa këshilla me qëllim që qytetarët t’i kalojnë ato sa më të qeta e të sigurta.

Meqenëse edhe qytetarë nga Kosova preferojnë që festat e fundvitit t’i kalojnë në Shqipëri, po ju përcjellim këto këshilla që t’i keni parasysh gjatë këtyre festave.

Kujdes dhuratat në makinë! Hiqni dhuratat nga makina përpara se dikush tjetër t'i shkarkojë për ju. Vendosini ato në bagazhin e automjetit.

Kujdes kur bëni shopping! Parkoni makinën tuaj në një vend të ndriçuar dhe sa më pranë hyrjes së dyqanit.

Mos ekspozoni dhuratat jashtë dyqanit! Pasi t'i keni blerë, vendosini në qese jo të tejdukshme rrugës për në shtëpi.

Shmangni vendet me errësirë! Mundohuni të shmangni sa më shumë lëvizjen në zonat jo të ndriçuara pasi të keni blerë dhurata.

Kini kujdes! Shikoni përreth nëse tërhiqni lekë nga bankomatet në orët e vona të natës.

Duhet të dukeni sikur jeni gjithnjë në shtëpi! Kërkojini dikujt të kontrollojë shtëpinë dhe të vendosë makinën në vendparkimin tuaj.

Ndriçoni shtëpinë! Kur largoheni nga banesa lini ndezur ndonjë dritë. Mos harroni televizorin me zërin lartë!

Vendosni numrin e banesës! Vendosja e numrit të banesës ndihmon policinë në identifikimin më të shpejtë të saj në rast grabitjeje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...