24 Dhjetor 2016 - 19:10
Kryeshefi ka marrë në punë të birin e ish-shefit të kabinetit të tij, Fehmi Mehmetit, Ermir Mehmeti, në pozitën e shoferit edhe pse ky i fundit është vetëm 19 vjeçar dhe ligji për Patentshofer e konsideron si shofer provues, raporton KTV.
Ai arriti të marrë pothuajse pikët maksimale nga pesë anëtarët e jurisë, duke dalë i pari në listën prej 5 kandidatësh.
Por ligji për Patent-shofer ia pamundëson Mehmetit si 19 vjeçar të ushtrojë këtë pozitë.
Burime të Kohavisionit bëjnë të ditur se punësimi i Ermirit në ASHNA ka qenë favor që Bahri Nuredini, kryeshef i këtij institucioni, është dashur t’ia kthejë mikut të tij, Fehmi Mehmetit, i cili në fakt ka qenë shef i kabinetit të tij para se të emërohej zëvendësguvernator në BQK.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Zv.guvernatori i BQK-së punëson djalin e tij në... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...