Foto: Koha

Parlamentarët pajtohen se muri duhet rrënuar, por s’ka asnjë rezultat [video]

24 Dhjetor 2016 - 19:02      

Kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i ka quajtur të pamatura, të tmerrshme dhe të pavërteta deklaratat e bashkëqytetarit të tij, Kadri Veseli, i cili tha se Bahtiri ka bërë marrëveshje me Goran Rakiqin për murin në Mitrovicë.

Bahtiri ka thënë se kjo është e pavërtetë dhe se asnjëherë nuk ka bërë dhe s’do të bëjë një marrëveshje të tillë, raporton KTV.

Muri sipas tij, është në një pjesë e qytetit ku ai nuk ka kompetenca, derisa thotë se nuk e ndal kreun e PDK-së që ta prishë këtë mur.

Deklaratat e Kadri Veselit në këtë kohë sipas kryetarit Bahtiri, kanë ardhur pas koalicionit me Vetëvendosjen në nivel komunal në Mitrovicë.

Në seancën e së premtes, kreu i legjislativit, Kadri Veseli, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri për marrëveshje me Goran Rakiqin, transmeton Koha.net.

Ai ka përmendur edhe një paraqitje publike të tij, më 9 dhjetor, kur kishte thënë, siç tha Veseli, se kanë bërë marrëveshje fenomenale për murin me shkallë 80 centimetra. 


Parlamentarët pajtohen se muri duhet rrënuar... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...