
24 Dhjetor 2016 - 18:34
Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkatdhetarëve tanë, sidomos atyre që vijnë në atdhe përmes pikës kufitare në Merdare, po u bie të presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Duke qenë se një pjesë e problemeve lindin për shkak të infrastrukturës së dobët, e cila pritet të rregullohet në të ardhmen e afërt përmes ndërtimit të terminalit të ri kufitar në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufijve, Murati thotë se pjesa tjetër e vonesave rrjedhin edhe për shkak të raporteve të Kosovës me Serbinë.
“Këtë vit, e sidomos sot, pala serbe, ka punuar me kapacitete të vogla, duke injoruar faktin e pritjeve të gjata në hyrje të Kosovës. Gjatë tërë ditës kam qenë në kontakt me Komandantin e Policisë Kufitare Shaban Guda, Ministrin e Punëve të Jashtme z.Hoxhaj, Ministren për Dialog znj.Tahiri si dhe shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd z.Sadiku. Pas shumë presioneve dhe kontakteve edhe me zyrtarët e Brukselit e edhe ata të Beogradit, sipas informatave të fundit pala serbe ka filluar të punojë me ritëm më të shpejtë dhe me procedura më të thjeshtëzuara”, ka theksuar Murati, raporton Koha.net.
Ministri Murati ka theksuar se kjo nuk është e mjaftueshme për të eliminuar tërësisht presionin e pritjeve në pikën kufitare të Merdares.
Për të mos pritur kaq gjatë në këtë pikë kufitare, Murati këshillon bashkatdhetarët që të kontrollojnë paraprakisht gjendjen në pikat kufitare të publikuara çdo dy orë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit duke klikuar KËTU, të vendosin të shkojnë në pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë më të shkurtra qoftë në Mutivodë, tek Dheu i Bardhë, Muçibabë, por edhe në pikat veriore në Bërnjak dhe Jarinjë.
“Gjithashtu nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, u njoftova se ka pritje të gjata edhe në kufirin në mes të Kroacisë dhe Serbisë. I rekomandoj bashkatdhetarët që të frekuentojnë edhe pikën kufitare Shid-Tovarnik (dalja nga autostrada në Kroaci në Osijek), në të cilën pritjet janë shumë të më vogla”, ka thënë Murati.
“Për fund më duhet të shprehi keqardhjen e thellë, që bashkatdhetarët pas pritjeve të gjata, kur të hyjnë në Kosovë, detyrohen të presin edhe për të paguar sigurimet kufitare, përkundër faktit që Byroja Kosovare e Sigurimeve i pat premtuar institucioneve më të larta të vendit në qershor të këtij viti, se do të fillojë të aplikojë sistemin online të pagesave”, tha në fund ministri i Diasporës.
Kujtojmë se në bazë të informatave të publikuara në ueb-faqen e MPB-së, pritjet kanë arritur deri në 8 orë në pikëkalimin kufitar të Merdarit, ndërsa në atë të Mutivodës, 2-3 orë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...