Foto: Koha / ilustrim

Molliqaj: LDK e PDK po heshtin ndaj rritjes së madhe të VV-së

24 Dhjetor 2016 - 17:44      

Dardan Molliqaj, Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, ka komentuar hulumtimin e publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë ditës së sotme i kryer me të rinj të moshave 17-21 vjeç.

Interesimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhme parlamentare është treguar i lartë tek të rinjtë në këtë hulumtim, ku 76.1% janë shprehur të interesuar për të votuar.

Në këtë drejtim, sipas KDI-së, të rinjtë ndërmjet moshës 17 dhe 21 vjeçare kanë deklaruar se nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbaheshin nesër, do të votonin për këto parti politike: Lëvizja Vetëvendosje 27%; Partia Demokratike e Kosovës (20%); Lidhja Demokratike e Kosovës (13%); Aleanca Kosova e Re (7%); Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (7%), Nisma për Kosovën (3%) si dhe Lista Serbe (3%), raporton Koha.net.

E Molliqaj, që është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se “rritja e madhe e Vetëvendosjes është bërë fakt i pamohueshëm”, ndërsa ka “thumbuar” oponentët politikë, LDK-në dhe PDK-në.

“Kur disa muaj më parë një sondazh kredibil e renditi Vetëvendosjen si subjektin e dytë më të pëlqyer në Kosovë, LDK dhe PDK nuk reshtën së sulmuari sondazhin. Sot kur një sondazh tjetër i një organizate të Shoqërisë Civile po e nxjerr Vetëvendosjen si subjektin e parë më të pëlqyer nga votuesit e rinj që do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje, këto dy subjekte kanë heshtur dhe nuk po flasin”, ka thënë Molliqaj në profilin e tij në Facebook.

“Rritja e madhe e Vetëvendosjes është bërë fakt i pamohueshëm dhe me gjasë kjo është arsyeja pse sot LDK dhe PDK nuk folën asnjë fjalë”, u shpreh ai. 

Në këtë hulumtim nga të rinjtë është kërkuar që të japin edhe një emër se cili është politikani model për ta. Nga 69 emra të personave të ndryshëm që janë dhënë, Albin Kurti është politikani model për të rinjtë me 13.7%, i pasuar nga Hashim Thaçi (10.5%) dhe Kadri Veseli (7.5%).

Përderisa 23.5% e të anketuarve kanë deklaruar se asnjë prej politikanëve ekzistues nuk janë model që duhet ndjekur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...